image Sa shpesh duhet ta ndërroni brushën e dhëmbëve?

Këshilla/ Sa shpesh duhet ta ndërroni brushën e dhëmbëve?

news image

Sipas një studimi të kryer së fundmi, brusha e dhëmbëve përmban më shumë se 10 milionë baktere, duke përfshirë E. coli dhe staphylococcus.

Ekzistojnë 100-200 lloje të baktereve që jetojnë në gojën tuaj dhe të gjitha ato përfundojnë në brushën tuaj të dhëmbëve.

Domethënë, në qoftë se ju mbani brushën tuaj të dhëmbëve 1 metër në afërsi të tualetit, pikat e vogla të ujit që spërkatni çdo herë që mbyllni kapakun e toaletit mund të arrijnë deri tek brusha juaj e dhëmbëve.

Por çka duhet të dini për brushën tuaj të dhëmbëve?

– Ju nuk duhet të ndani brushën tuaj të dhëmbëve me askënd.

– Pasi të keni përfunduar duke përdorur brushën tuaj të dhëmbëve, duhet ta lani tërësisht, dhe një herë në javë ta dizenfektoni atë me uthull.

– Ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 2-3 muaj./Gazeta Sinjali/