image Sa qytetarë votuan të dielën në zgjedhjet lokale?

Sa qytetarë votuan të dielën në zgjedhjet lokale?

news image

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku qytetarët shfrytëzuan të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave. Nga 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote, në këto zgjedhje votuan 799 mijë e 958, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përqindje numri i qytetarëve që shfrytëzuan të drejtën e votimit ishte 42.50 për qind.

Si rezultat i zgjedhjeve të 17 tetorit në 17 komuna u shënuan fitore të partive, kurse 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të votimit që pritet të mbahet më 14 nëntor.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë.

/GazetaSinjali/