image Sa kosovarë i testoi sot IKSHPK-ja për koronavirus?

Kosovë

Mostrat/ Sa kosovarë i testoi sot IKSHPK-ja për koronavirus?

news image

Edhe 26 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK ka njoftuar se sot për COVID-19 janë testuar 195 mostra, prej të cilave 26 dolën pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 16 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, njofton IKSHPK.

IKSHPK deri tani ka testuar 3 mijë e 915 persona për koronavirus.

Konfirmimi i 26 të infektuarve sot e ka çuar në 449 numrin total të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Si pasojë e këtij virusi sot kanë vdekur dy paciente, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.

Lajmi i mirë janë 8 pacientë, të cilët sot kanë arritur të shërohen nga koronavirusi. Numri total o të shëruarve nga COVID-19 është 79. /Gazeta Sinjali/