image Sa do t’i kushtojë Alaba Realit?

Futboll

Sa do t’i kushtojë Alaba Realit?

news image

Javë më parë mbrojtësi austriak, David Alaba ka kompletuar transferimin e tij te klubi madrilen, Real Madrid.

Ai është larguar nga Bayern Munich si futbollist i lirë dhe u bashkua me Los Blancos.

Edhe pse e morën si futbollist të lirë, Alaba s’do t’i kushtojë Real Madridit në total 126,5 milionë euro.

Mediat gjermane kanë zbuluar shifrat e këtij transferimi

Florentino Perez ka paguar tashmë plot 29.2 milionë euro në formë bonusesh, nga të cilat 17.7 i ka marrë vetë futbollisti, 5.2 agjenti dhe ndërmjetësuesi Pini Zahavi dhe 6.3 milionë euro të tjera babai i austriakut, George Alaba.

Ndërkohë vetë mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 19.2 milionë eurosh bruto në sezon, ose diçka më tepër se 11 milionë euro neto. /GazetaSinjaliSporti/