Reperi nga Tetova, S4MM, është bërë baba për herë të parë.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka treguar se e ka pritur në jetë fëmijën e tij të parë.
Samir Selimi (emri i vërtetë i artistit) e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën e ka paraqitur dorën e foshnjës.
S4MM është bërë baba i një vajze.
Ndryshe, tash e një kohë, reperi nuk ka sjellë materiale të reja muzikore. Bashkëpunimi me DJ PM dhe DJ DAGZ, “Tinzake”, ka qenë ndër realizimet më të fundit.