image Aktori i njohur po bëhet baba për herë të dhjetë

Bota e Yjeve

Aktori i njohur po bëhet baba për herë të dhjetë

news image

Aktori i njohur, Nick Cannon zbuloi të mërkurën se do të bëhet baba për herë të 10-të. Ai po pret që të vijë në jetë fëmija i tretë me modelen Brittany Bell.

“Koha ndaloi dhe kjo ndodhi. #Sunshine #SonRISE,” shkroi Cannon një video ku shihet me partneren shtatzënë.

Kur dyshja mirëpriti djalin dhe vajzën e tyre në 2017 dhe 2020, Cannon ishte tashmë babai i binjakëve Moroccan dhe Monroe, tani 11 vjeç, me ish-gruan e tij, Mariah Carey.

Më pas, komediani mirëpriti djemtë binjakë Zion dhe Zillion, tani 1 vjeç, me DJ Abby De La Rosa në qershor 2021.

Djali i tij dhe i modeles Alyssa Scott, Zen, mbërriti në të njëjtin muaj, por vdiq pesë muaj më vonë pasi luftoi me kancerin e trurit. Në qershor, Bre Tiesi solli në jetë fëmijën e saj të parë me Cannon së bashku, një djalë të quajtur Legendary.

/Gazeta Sinjali/