image Po e prisnin në aeroport, prindërit marrin telefonatën shokuese: Nënë, baba, unë jam në Ukrainë

Botë

Po e prisnin në aeroport, prindërit marrin telefonatën shokuese: Nënë, baba, unë jam në Ukrainë

news image

Adam Ennis, një pronar i një garazhi në Biggar të Lanarkshires jugore, i është bashkuar forcave ukrainase në luftën kundër agresionit rus.

Mirëpo prindërit e tij e morën vesh këtë gjë vetëm pasi po prisnin që ai t’i merrte në aeroport, por që më pas morën një telefonatë që i ‘shokoi’ ku iu tha se ishte në luftën në Ukrainë, raporton BBC.

Adam përmes telefonit i ka thënë babait të tij se kishte parë ‘gjëra të tmerrshme’, por shpirti, forca dhe mirënjohja e popullit ukrainas po e detyronin të kapërcejë frikën që ai ka .

Babai i tij Brian Eniss i ka thënë BBC se ishte i tronditur kur mësoi se çfarë kishte bërë djali i tij.

“Unë dhe gruaja ime ishim me pushime. Ne kemi një vajzë që jeton në Tajlandë dhe kemi qenë atje për tre muaj. Adami duhej të na merrte në aeroport. Por në vend të kësaj, ne u morëm nga shoku i tij. Babai e Adamit ka thënë se shoku i tij nuk donte të thoshte asgjë të derisa Adami foli me ne. Dhe kështu që ne nuk dinim asgjë derisa ai na thirri atë natë, ku na tha se ai ishte tashmë në kampin në Ukrainë”.

Babai i Adam ka folur edhe për dëshirat e tij ku ka thënë se ai kishte shëtitur pjesën më të madhe të Evropës dhe ai e donte veçanërisht Ukrainën.

Ndërsa sa i përket asaj çka djali i tij ka bërë, ai ka treguar se pavarësisht se sa jam i shqetësuar jam tepër krenar për të.

/GazetaSinjali/