Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka zhvilluar takim me të rinjtë e kësaj komune.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që nga data 18 tetor do të fillojë ndryshimi për rininë e Junikut.
Shehu ka thënë që do të hapen vende të reja të punës për të rinjtë, do t’i jepet hapësirë për vendimmarrje, grante e subvencione.
“Ndërsa me 18 tetor 2021, ndryshimi në Junik do të filloj pikërisht me rininë e Junikut duke u dhënë atyre hapësirën e merituar në pozita udhëheqëse, duke hapur vende të reja të punës, duke i përkrahur me grante dhe subvencione, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes dhe lidershipit sikurse që e meritojnë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Rinia e Junikut është e ardhmja e Junikut dhe potenciali më i madh që kemi. Sukseset e të rejave dhe të rinjëve të Junikut, na bëjnë krenar çdo ditë.
Për 12 vite rresht, ky potencial është harruar dhe neglizhuar. Prandaj edhe rinia e Junikut është bashkangjitur me karvanin e fitores.
Sot kisha një takim me disa të reja dhe të rinj të Junikut. Të pranishëm ishin po ashtu Besa Gaxherri dhe Armend Zemaj. Të gjithë së bashku u dakorduam se me 17 tetor 2021, do të festojmë fitoren tonë madhështore. Ndërsa me 18 tetor 2021, ndryshimi në Junik do të filloj pikërisht me rininë e Junikut duke u dhënë atyre hapësirën e merituar në pozita udhëheqëse, duke hapur vende të reja të punës, duke i përkrahur me grante dhe subvencione, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes dhe lidershipit sikurse që e meritojnë.
Me 17 tetor 2021,
LDK#160,
Për Junikun, për rininë, për të gjithë.
R.Sh