image 61-vjeçari gjen kasetë bombë në oborrin e shtëpisë së tij në Junik

Siguri

61-vjeçari gjen kasetë bombë në oborrin e shtëpisë së tij në Junik

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët lajmërojnë Policinë për gjetjen e mjeteve të pashpërthyera, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një intervenim të tillë njësitet policore e kanë kryer edhe sot rreth orës 08:15 në lagjen Berishë në komunën e Junikut, ku një burrë raportoi se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas burimeve, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një kasetë bombë në oborrin e shtëpisë së 61-vjeçarit që denoncoi rastin.

Po ashtu është njoftuar edhe njësiti i deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po ashtu kanë shkuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë kryer eksplodimin e mjetit në fjalë pa dëme materiale dhe pa të lënduar.

/GazetaSinjali/