image Rusia vret trajnerin e të rinjve të Shakhtarit

Futboll

Rusia vret trajnerin e të rinjve të Shakhtarit

news image

Sipas asaj që njofton klubi, del të jetë se Rusia ka vrarë trajnerin e të rinjve të Shakhtar Donetskut.

Siç njoftoi drejtori i përgjithshëm Palkin, një trajner i të rinjve të Shakhtarit u vra nga granatimet ruse.

“Një nga punonjësit tanë u vra dje. Trajneri i të rinjve. Rusia po vret ukrainasit, ndaloni këtë çmenduri! Nuk mund të heshtni, secili prej jush do të jetë fajtor dhe përgjegjës për krimet e kryera”, thuhej në njoftimin e klubit.

Para pak ditësh UEFA ka zhvendosur finalen e ardhshme të Champions League nga Shën Petersburg në Paris.

Rusia po përballet me sanksione të ashpra edhe në fushën e sportit.

/GazetaSinjaliSporti/