Në vitin e parë të luftës në Ukrainë, Rusia u bë vendi më i sanksionuar në botë duke kaluar vendet si Irani, Siria dhe Koreja e Veriut.
Teksa nga lufta që Rusia filloi në Ukrainë një vit më parë, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të shumta për ta bërë Rusinë të paguajë një çmim të rëndë ekonomik, shkruan Anadolu.
Me vazhdimin e sulmeve me kohën është zgjeruar përfshirja e sanksioneve, ku ndaj Rusisë janë vendosur sanksione në shumë fusha të tilla si në financa, energji, transport, media, teknologji, automjete, sport dhe tregti.
Sanksionet e zbatuara ndaj Rusisë
Sipas të dhënave të “Castellum.ai” bazës së të dhënave për ndjekjen e sanksioneve globale, thuhet se që nga 22 shkurti 2022 Rusia është përballur me 11 mijë e 327 sanksione të reja.
Bashkë me sanksionet e zbatuara ndaj Rusisë që para luftës, shifra e sanksioneve të zbatuara arrin në 14.022.
Me këtë shifër Rusia ka kaluar edhe Iranin me 4.268 sanksione, Sirinë me 2.643 sanksione dhe Korenë e Veriut me 2.133 sanksione.
Sanksionet më të shumta ndaj Rusisë janë vendosur nga SHBA-ja
Që nga 22 shkurti 2022 e deri më tani vendi që ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë është SHBA-ja me 1 mijë e 948 sanksione.
SHBA-ja pasohet nga Suedia me 1.782 sanksione, Kanadaja me 1.590, Britania e Madhe me 1.429, Bashkimi Evropian (BE) me 1.390, Franca 1.324, Australia me 945 dhe Japonia me 919 sanksione.
Që nga data në fjalë, 9.117 nga sanksionet kundër Rusisë janë zbatuar ndaj individëve ndërsa 2.090 kanë vendosur në objektiv organizatat, 96 prej tyre anijet dhe 24 prej tyre kanë shënjestruar avionët.
Sanksionet e para u vendosën pas njohjes së të ashtuquajturave rajone administrative në lindje të Ukrainës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 21 shkurt 2022 nënshkroi dekretin për njohjen e të ashtuquajturave administrata të separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Në reagim ndaj vendimit në fjalë të Putinit, vendet perëndimore që nga 22 shkurti 2022 filluan të deklarojnë vendimet e tyre për sanksionet e para kundër Rusisë.
Presidenti rus Putin më 24 shkurt 2022 njoftoi se kanë filluar “operacion special ushtarak” ndaj rajonit të Donbasit në lindje të Ukrainës.
Me fillimin zyrtarisht të sulmit kundër Ukrainës, vendet perëndimore rritën sanksionet e tyre kundër Rusisë.