Rusia po pretendon se tashmë e ka nën kontroll të plotë portin detar tregtar të Mariupolit.
Kështu ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes, por, megjithatë pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende e kontestuar.
Kurse, analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clarke, ka thënë për Sky News se kjo është “plotësisht e besueshme” teksa shtoi se Mariupoli mund të bie “për disa orë” dhe se mund të ketë zhvillime dramatike brenda natës.