Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, siç citohet nga agjencia Interfax ka thënë se aeroplanët luftarakë britanikë i përcollën dy aeroplanë bombardues rusë të tipit “Tupolev Tu-160”, që mund të bartin armë bërthamore, gjatë një patrullimi që zgjati një orë.
“Dy transportues të raketave strategjike me rreze të gjatë Tu-160 kryen një fluturim të planifikuar në hapësirën ajrore mbi ujërat neutrale të Detit Barents, Norvegjisë dhe Veriut“, citohet të ketë thënë ministria nga agjencia ruse e lajmeve të shtunën, shkruan reuters.
“Raketbartësit strategjik rusë u shoqëruan nga avionët luftarakë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Britanike në disa faza të rrugës”, shtoi ai. /GazetaSinjali/