Trupat ruse po “qëllojnë nga të gjitha anët” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia që është në flakë, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
“Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çornobili!”, paralajmëroi ai në Twitter, duke iu referuar vendit të një centrali tjetër ku radioaktiviteti po rrjedh ende nga fatkeqësia më e keqe bërthamore e historisë 36 vjet më parë.
Ai shtoi: “Rusët duhet të ndërpresin MENJËHERË zjarrin, të lejojnë zjarrfikësit, të krijojnë një zonë sigurie!”