image Rusia sulmon Perëndimin për “nxitje” të Ukrainës drejt konfliktit

Botë

Rusia sulmon Perëndimin për “nxitje” të Ukrainës drejt konfliktit

news image

Ambasadori rus ka folur dhe ka argumentuar nevojën për të mbrojtur zonat separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia nga ajo që ai e quajti agresion ukrainas.

Vasily Nebenzya tha se “lejimi i një gjakderdhjeje të re në Donbas është diçka që ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë”.

Ai po ashtu sulmoi perëndimin për “nxitje” të Ukrainës drejt konfliktit dhe akuzoi kombet e tjera se nuk e kishin parasysh gjendjen e atyre në Donbass.

“Shumica prej jush nuk gjetën asnjë vend për afro katër milionë banorët e Donbasit… Kolegët tanë perëndimorë kanë grumbulluar pa turp armë në Ukrainë.”

Ukraina ka mohuar fuqimisht përshkallëzimin e tensioneve të dhunshme.

Ambasadori rus i tha Këshillit të Sigurisë se mbetet i hapur ndaj diplomacisë dhe këmbënguli se Ukraina është ende e detyruar nga marrëveshja e Minskut.

Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit tetë-vjeçar në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura, raporton BBC.

/GazetaSinjali/