image Rusia sulmon një spital në Ukrainë, një i vrarë dhe disa të plagosur

Botë

Rusia sulmon një spital në Ukrainë, një i vrarë dhe disa të plagosur

news image

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën kur forcat ruse sulmuan një spital në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, tha guvernatori lokal, Sergiy Gaiday.

“Një predhë armike goditi Spitalin Rubizhne”, tha ai.

Gaiday tha se janë duke kërkuar informacionet për identifikimin e viktimave, raporton REL.

Ai postoi një foto të ekipeve të shpëtimit duke kërkuar në rrënoja.

/GazetaSinjali/