Tashmë kanë folur zyrtarë nga Kremlini. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se sulmi i sotëm në urën e Krimesë u krye nga regjimi i Kievit.
“Sulmi i sotëm në urën e Krimesë u krye nga regjimi i Kievit. Ky regjim është terrorist dhe ka të gjitha tiparet e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar.
Vendimet merren nga zyrtarët ukrainas dhe ushtria me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencive të inteligjencës amerikane dhe britanike dhe politikanëve. SHBA dhe Britania janë në krye të një strukture shtetërore terroriste”, ka deklaruar Zakharova.