image Rusia shënon rekord të rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve

Botë

Rusia shënon rekord të rasteve me COVID-19 brenda 24 orëve

news image

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 28 mijë e 782 raste të reja me koronavirus, shifër kjo që është më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Rusi shkoi në mbi 2 milionë e 431 mijë, që është një ndër shifrat më të larta në botë. Më shumë raste se Rusia kanë vetëm Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet është mbi 42 mijë, shkruan The Guardian, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ndryshe, pavarësisht se efikasiteti i vaksinës ruse është vënë në pikëpyetje, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar që të fillojë vaksinimin e gjithë popullsisë.

Të shtunën, Rusia e filloi vaksinimin e popullsisë me vaksinën Sputnik V, e cila ende po i nënshtrohet testimit.

/Gazeta Sinjali/