Rusia ka sanksionuar dy aktorët amerikanë, Ben Stiller dhe Sean Penn, pasi ata kritikuan haptaz Moskën për luftën në Ukrainë.
Të dy, Stiller dhe Penn kanë qenë mbështetës së zëshëm të Ukrainës dhe janë takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Stiller e ka quajtuar Zelenskyn “Hero”.
Penn, fitues i çmimit Oscar ka qenë në Ukrainë për të regjistruar një dokumentar kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u detyrua të ikte në këmbë, duke iu bashkuar miliona refugjatëve ukrainas që kaluan në Poloni.
Ai u kthye në qershor për të takuar udhëheqësin ukrainas dhe ka vizituar gjithashtu Buchan dhe Irpinin.
/GazetaSinjali/