Rusia ka njoftuar të hënën një numër rekord të të infektuarve me koronavirus.
Vetëm të hënën, shteti rus tha se në rang kombëtar janë regjistruar 2 mijë e 558 raste me virus.
Pas këtyre rasteve, numri total i të infektuarve me koronavirus në shkallë shtetërore në Rusi ka shkuar në 18 mijë e 328 njerëz.
Deri tani, në Rusi kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës, 148 persona. Nga këta, 18 kanë vdekur nga Covid- 19 vetëm orët e fundit./ Gazeta Sinjali/