Forcat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Çernobilit pas një beteje të ashpër, ka thënë këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhaylo Podolyak.
Podolyak tha:
Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të kotë nga rusët.
Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot.
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha gjithashtu se zona e Çernobilit pranë Kievit ishte tani nën kontrollin e trupave ruse.