image Rusia propozon ligj për dënim me 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër luftës së ushtrisë ruse

Botë

Rusia propozon ligj për dënim me 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër luftës së ushtrisë ruse

news image

Duma ruse ka propozuar një draft-ligj që parasheh dënim prej 15 vjet burg për ata që shkruajnë kundër aksioneve të ushtrisë ruse.

Kryetari i Komisionit për Siguri në Dumën ruse, Vasily Piskarev tha se këto masa po ndërmerren për të kundërshtuar sanksionet e perëndimit, shkruan KyivIndependent.

“Parlamenti rus propozon burgim për përhapjen e ‘lajmeve të rreme’ për luftën. Nëse shkruan për luftën e Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë deri në 15 vjet burgim”, shkruan mediumi ukrainas.

/GazetaSinjali/