Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ka marrë dokumente sekrete që ‘dëshmojnë’ se Kievi po planifikonte një sulm ndaj separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.
Agjencia e lajmeve Reutes raporton se Ministria ka publikuar gjashtë faqe dokumente që ‘dëshmojnë’ se Kievi po planifikonte një sulm ushtarak në rajonet rebele të mbështetura nga Rusia në Donbas.
Reuters thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur dokumentet – të shkruara në gjuhën ukrainase – të cilat duket se përshkruajnë përgatitjet luftarake për njësitë ushtarake taktike.
Muajin e kaluar presidenti rus, Vladimir Putin, njohu dy rajone të mbështetura nga Rusia në Ukrainën Lindore, Republikën e vetëquajtur Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhanskut, si shtete të pavarura.