image Rusia pretendon se kontrollon zonën rreth centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Botë

Rusia pretendon se kontrollon zonën rreth centralit më të madh bërthamor të Ukrainës

news image

Rusia i ka thënë mbikëqyrësit global bërthamor se kanë në kontroll zonën rreth termocentralit më të madh bërthamor të Ukrainës pranë qytetit të Zaporizhzhia, në lumin Dnieper në Ukrainën jugore.

Sipas Rusisë, stafi në termocentral po vazhdon funksionimin e tij normal, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Operatori bërthamor i Ukrainës thotë se është në kontakt me të gjitha termocentralet e tij dhe operacionet po vazhdojnë në të gjitha ato, shkruan BBC.

Fabrika e Zaporizhzhia ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, thotë IAEA.

Raportohet se banorët kanë bllokuar rrugët pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

Më vete, autoritetet bërthamore të Ukrainës i kanë kërkuar IAEA ndihmë për koordinimin e aktiviteteve të sigurisë në vendin e centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën veriore, i cili është kapur nga trupat ruse.

/GazetaSinjali/