image Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit

Botë

Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit

news image

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qytetin e origjinës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas, raporton BBC.

Ai gjithashtu tha se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas “SU-25” në Dnipro.

/GazetaSinjali/