Ushtria ruse pretendoi të hënën se forcat e saj të armatosura kanë goditur 1,146 instalime ushtarake ukrainase që nga fillimi i “operacionit special”, tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.
Ndër objektivat ishin “31 poste komanduese dhe qendra komunikimi, 81 sisteme raketore S-300, Buk M-1 dhe Osa, si dhe 75 stacione radari. Operacionalisht, aviacioni taktik i Forcave Ajrore Ruse goditi gjashtë kolona automjetesh të blinduara të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha ai.
Për më tepër, “311 tanke dhe automjete të tjera të blinduara luftarake, 42 avionë dhe helikopterë (përfshirë në tokë), 51 sisteme raketash të shumëfishta, 147 artileri fushore dhe mortaja, u shkatërruan 263 njësi të automjeteve speciale ushtarake,” shtoi Konashenkov.
Konashenkov tha gjithashtu se trupat kanë avancuar më tej në të dy rajonet pro-Moskës në Ukrainën lindore.
“Grupimi i trupave të Republikës Popullore të Luhansk gjatë ditës vazhdoi të kryejë operacione sulmuese në drejtim të vendbanimit Kremennoye, duke ecur përpara për 3 kilometra të tjerë. Ditën e kaluar, njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Donetskut përparuan 16 kilometra dhe pushtuan vendbanimin Zamozhnoye”, tha Konashenkov.
Gjatë 24 orëve të fundit, 110 ushtarakë të tjerë ukrainas kanë dorëzuar vullnetarisht armët, përfundoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
CNN nuk mund ta verifikonte këtë deklaratë dhe ushtria ruse ka bërë pretendime të pasakta në lidhje me operacionet e saj ushtarake në të kaluarën.