Rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës, ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.
Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve./rel