image Rusia planifikon shtimin e trupave ushtarake në Ukrainë

Botë

Rusia planifikon shtimin e trupave ushtarake në Ukrainë

news image

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së ka folur se si po shkon pushtimi rus.

Sipas zyrtarit, përparimet ruse në përgjithësi vazhdojnë të jenë të ngecura – dhe ka indikacione se Rusia po shqyrton shkallën në të cilën duhet të sjellë trupa zëvendësuese nga jashtë Ukrainës për t’iu bashkuar luftës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Zyrtari shtoi:

  • Rusët kanë lëshuar më shumë se 980 raketa
  • Ushtria ruse i ka kushtuar 75% të totalit të grupeve të saj taktike të batalionit këtij pushtimi.
  • Në jug të Ukrainës, luftanijet ruse po bombardojnë zonat përreth Odesës dhe ka një rritje të aktivitetit detar në veri të Detit të Zi. Mariupoli është i izoluar dhe zjarret me rreze të gjatë po japin një efekt vdekjeprurës
  • Në veri, përparimet ruse përgjithësisht janë ngecur pranë Kievit
  • SHBA po bisedon me aleatët që kanë sisteme të mbrojtjes ajrore që ukrainasit dinë t’i operojnë – dhe ne mund të presim që sistemet e mbrojtjes ajrore të diskutohen gjatë udhëtimit të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin në Sllovaki dhe Bullgari

/GazetaSinjali/