image Rusia përsëri i mohon krimet në Bucha

Botë

Rusia përsëri i mohon krimet në Bucha

news image

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, i ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha.

Ai ka thënë  se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediat ukrainase dhe perëndimore”.

Ai deklaroi se trupat e gjetur rrugëve nga gazetarët në qytetin ukrainas, nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse, duke shtuar se kjo ishte “konfirmuar nga disa video”.

“Kufomat në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me ato që mund të qëndronin në rrugë për tre ose katër ditë”, ka thënë ai, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/