image Rusia paralajmëron 'pasoja të rënda' nëse Britania furnizon Ukrainën me predha të uraniumit

Botë

Rusia paralajmëron ‘pasoja të rënda’ nëse Britania furnizon Ukrainën me predha të uraniumit

news image

Rusia nuk do ta lërë “pa përgjigje” planin e Mbretërisë së Bashkuar për të furnizuar Ukrainën me predha tankesh të bëra me uranium të varfëruar, ka thënë ministria e saj e jashtme.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha:

“Ky vendim nuk do të mbetet pa pasoja të rënda si për marrëdhëniet dypalëshe ruso-britanike ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, ku reagimi fillestar i strukturave shumëpalëshe tashmë tregon refuzimin e plotë të planeve të Londrës. Nuk do t’i lëmë pa përgjigje veprime të tilla.”

Ai shtoi:

“Duke shkelur normat themelore të së drejtës ndërkombëtare, Londra nuk duhet të harrojë se do të duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për këtë.”

Më vete, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se vendimi i Britanisë e çoi situatën në nivele të reja dhe të rrezikshme.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverley, më herët tha se nuk kishte “përshkallëzim bërthamor” në vendimin e vendit.

/GazetaSinjali/