image Rusia paralajmëron edhe një herë NATO-n për pasoja të rënda

Botë

Rusia paralajmëron edhe një herë NATO-n për pasoja të rënda

news image

Kremlini ka thënë se dërgimi i paqeruajtësve në Ukrainë do të ishte i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Rusia e ka paralajmëruar NATO-n për pasoja të rënda nëse do të pranonte të dërgonte disa forca paqeruajtëse në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Do të ishte një vendim shumë i pamatur dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm“, shkruan The Guardian.

Ai u tha gazetarëve në një telefonatë se çdo kontakt i mundshëm midis forcave ruse dhe NATO-s “mund të ketë pasoja të qarta që do të ishin të vështira për t’u riparuar“.

/GazetaSinjali/