Kosova nuk u llogarit asnjëherë si shtet nga ana e Rusisë, ndonëse presidenti i saj, Vladimir Putin, e përmend shpesh. Por në këtë shtet, flamuri i Kosovës me gjashtë yje la mbrapa atë rus para gjashtë vitesh, shkruan Gazeta Sinjali.
Se Rusia e Kosova nuk kanë pasur raporte të mira, vërtetohet me sanksionet që Qeveria Kurti i ka vendosur kundër Qeverisë së Putinit si përgjigje për pushtimin e Ukrainës.
Dëshmi tjetër që Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet mund të konsiderohet edhe një deklaratë e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili thotë se do ua ndalojë disa popujve hyrjen në territorin e Rusisë.
Në mesin e Shqipërisë dhe shteteve tjera, nuk figuron emri i Kosovës, duke treguar qartazi që edhe një herë se si qëndrojnë marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Një projekt-dekret presidencial është duke u zhvilluar për masat hakmarrëse të vizave në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të një sërë shtetesh të huaja“, tha Lavrov.
Por në Kazan të Rusisë, në vitin 2016 flamuri i Kosovës, që nuk njihet nga Rusia, u ngrit më së larti. Atje kampionja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.
Gjatë ceremonisë zyrtare të ndarjes së medaljeve, flamuri shtetëror i Kosovës u ngrit mbi atë të Rusisë.