Rusia po dërgon mjete të rënda ushtarake në kufi me Finlandën përfshirë edhe sisteme të mbrojtjes raketore.
Siç shkruan mediumi britanik, Rusia ka nisë lëvizjen e sistemeve raketore drejt kufirit me Finlandën disa orë pasi Kremlini paralajmëroi fqinjin e saj verior kundër anëtarësimit në NATO, raporton dailymail.
Sistemet raketore besohen të jenë të tipit K-300P të dizajnuara për të neutralizuar anijet luftarake dhe avionët luftarakë.
Dislokimi rus vjen pasi kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se ajo pret që qeveria e saj ‘do t’i japë fund diskutimit përpara mesit të verës’ nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi në mënyrë eufemiste se masa nuk do të ‘përmirësonte’ situatën e sigurisë në Evropë dhe ligjvënësi i Moskës Vladimir Dzhabarov shtoi më troç se do të thoshte ‘shkatërrim i vendit’.
“Ne kemi thënë vazhdimisht se aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit dhe zgjerimi i mëtejshëm i saj nuk do të sjellë stabilitet në kontinentin evropian”, tha Peskov.
Sondazhet e fundit të opinioneve nga një kompani finlandeze e kërkimit të tregut tregojnë se 84% e finlandezëve e shohin Rusinë si një “kërcënim të theksuar ushtarak”, me 25% më shumë se vitin e kaluar.