image Rusia merr në kontroll dy qytete në Ukrainën Juglindore

Botë

Rusia merr në kontroll dy qytete në Ukrainën Juglindore

news image

Forcat pushtuese ruse pushtuan dy qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve Interfax.

Por, u përballën me rezistencë të ashpër diku tjetër ndërsa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Moskës u thellua, raporton Reuters.

Ministria ruse e mbrojtjes, megjithatë, tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya.

Punimet në uzinë vazhdojnë normalisht, tha ministria.

Ukraina mohoi që centrali bërthamor është në duart e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve.

/GazetaSinjali/