Rusia është pozicionuar pro shpalljes së pavarësisë së Republikës Sërpska brenda Bosnje e Hercegovinës.
Deklarata është bërë nga ambasadori rus në Sarajevë, Igor Kalabukhov, i cili ka thënë se nuk do të shikonte asnjë problem në deklaratën e presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik.
Kalabhukov gjithashtu ka theksuar se është çështje e politikanëve, vendim demokratik dhe Rusia do ta mbështesë këtë ide nëse “realizohet me dialog”.
“Të gjitha vendimet duhen të merren përmes dialogut dhe komunikimit, ku duhet të gjendet rruga më e mirë për zgjidhjen e situatës”, ka thënë ambasadori.
Në anën tjetër, Rusia thotë se nuk njeh Përfaqësinë e Lartë në Bosnje Hercegovinë pasi për emërimin e Christian Schmidt në atë pozicion nuk është ndjekur procedura e duhur.
Ambasadori rus ka shtuar gjithashtu se në vitin 2015, Rusia nuk e ka mbështetur Rezolutën e Srebrenicës në Këshillin e Sigurimit në OKB që u përgatit nga Britania e Madhe sepse “nuk ishte e balancuar”.
Sipas tij, edhe vendimi i Gjykatës në Hagë është pikëpyetje për Rusinë./Gazeta Sinjali/