Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërkuar një reagim të Kombeve të Bashkuara pasi që institucionet e Kosovës kanë shpallur si të padëshirueshëm një zyrtar rus të UNMIK-ut.
“Ndërmarrja e hapave agresiv mund të jetë në kundërshtim me frymën e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Marija Zakharova, zëdhënëse në këtë ministri.
“Ne presim që arbitrariteti i Prishtinës të përballet me një përgjigje kategorike dhe të përshtatshme nga udhëheqja e OKB-së”, ka thënë ajo për TASS./GazetaSinjali/