Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Rusia aktualisht kontrollon 20% të territorit të Ukrainës.
“Ne duhet të mbrohemi nga pothuajse e gjithë ushtria ruse. Të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme për luftë janë të përfshira në këtë agresion”, ka thënë Zelenski në një fjalim në Parlamentin e Luksemburgut.
Ai ka shtuar se vija e parë e betejës shtrihet për më shumë se 1000 kilometra.