Rusia ka lëshuar 710 raketa kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit dhe forcat ruse janë afruar më shumë me qytetet Kharkiv dhe Mykolaiv, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
Forcat ruse fituan 20 km dhe tani janë jashtë Kharkiv-it, tha zyrtari. Për më tepër, Rusia është rreth 15 km në veri të Mykolaiv, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Nuk ka pasur “lëvizje të rëndësishme” nga forcat ruse drejt Kievit ose Chernihivit, megjithëse vazhdonë të ketë “shumë luftime”, tha zyrtari.