Shërbimi i Rojeve të Kufirit të Ukrainës e ka ndaluar gazetarin ukrainas, Taras Ibragimov që të hyjë në territorin ukrainas të okupuar nga Rusia, në Krime, deri në vitin 2054.
Sipas Ibragimov ky vendim i është sjellë pa asnjë shpjegim.
“Definitivisht besoj se kjo lidhet me punën time si gazetar dhe puna ime me artikujt që mbulojnë në mënyrë aktive rastet e tatarëve të Krimesë dhe në Rusi”, tha Ibragimov.
Ai tha se ishte fotografuar dhe i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në kufirin administrativ të Krimesë që Moska e ka aneksuar më 2014.
Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë dënuar atë që e kanë përshkruar si fushatë të represionit nga autoritetet ruse kundër tatarëve të Krimesë dhe personave të tjerë që janë kundër ankesimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia. /Gazeta Sinjali/