image Rusia i vendos sanksione Kamala Harrisit dhe Mark Zuckerbergut

Botë

Rusia i vendos sanksione Kamala Harrisit dhe Mark Zuckerbergut

news image

Moska zgjeroi sot listën e personave që u ndalohet hyrja në Rusi.

Është një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, të cilat u ndalojnë shumë zyrtarëve dhe oligarkëve rusë të hyjnë në vendet perëndimore.

Masa e fundit e Rusisë përfshin ndalimin e zv.spresidentes amerikane, Kamala Harris si dhe themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg.

Zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, iu ndalua gjithashtu hyrja në shtetin rus, raporton CNN.

“Këtyre personave u ndalohet hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Ndryshe, lista përfshinte 29 zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë amerikanë.

/GazetaSinjali/