Krenaria e ushtrisë së Putin është goditur vetëm pak ditë pasi pa frontin e luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për T-90M, tankun më modern që ushtria ruse ka dërguar në front deri më tani.
Sipas inteligjencës ukrainase mendohet se një T-90M është shkatërruar në verilindje të Karkivit gjatë sulmi të koordinuar të forcave të rezistencës ukrainase. Së bashku me tankun modern janë shkatërruar edhe disa mjete të tjera të blinduara. Aktualisht mbetet e paqartë nëse ekuipazhi i tankut është vrarë apo ka mundur të mbijetojë.
T90M është tanku më modern rus i angazhuar në front. Ai ka një sistem automatik mbrojtje që lëshon granata tymuese kur shënjestrohet nga lazerat që pasohen nga raketat anti-tanke, shkruan a2cnn.
Aktualisht ushtria ruse ka vetëm 100 të tillë në shërbim. Humbja e tij përforcoj idenë e perëndimit se modeli nuk është efektiv në luftën moderne