image Rusia hap çështje penale kundër 160 mercenarëve të huaj që pretendon se veprojnë në Ukrainë

Botë

Rusia hap çështje penale kundër 160 mercenarëve të huaj që pretendon se veprojnë në Ukrainë

news image

Shërbimi shtetëror rus i lajmeve Tass raporton se Federata Ruse po hap çështje penale kundër, siç pretendon, 160 mercenarë nga 33 vende të ndryshme që veprojnë në emër të forcave ukrainase në vend.

Ai citon një raport të Komitetit Hetues të Federatës Ruse, i cili thotë:

Si rezultat i ndërveprimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe shërbime të tjera operacionale, janë mbledhur dëshmi të pjesëmarrjes së mercenarëve nga Gjeorgjia, SHBA, Letonia, Suedia dhe shtete të tjera. Aktualisht po ndiqen penalisht 160 të huaj nga 33 vende.

/GazetaSinjali/