Qyteti i i Kharkiv në Ukrainë ka mbetur pa drita për orë të tëra.
Ka një valë të re të sulmeve nga ana e Rusisë që ka pasë në shënjestër stacionet energjetike anembanë vendit, raporton BBC.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se mbi nëntë objekte janë goditur nga forcat ruse që kanë hedhur 76 raketa dhe gjithashtu kanë kryer sulme me anë të dronëve.
Kharkiv është qyteti i dytë që ka pësuar sulme “kolosale”. Në orët e mbrëmjes mbi 55 për qind të banorëve rezidentë u është kthyer energjia elektrike.