Të paktën 59 vende kulti në të gjithë Ukrainën janë granatuar nga forcat ruse, thuhet në një raport nga autoriteti i vendit përgjegjës për çështjet e kishës.
Kisha Ortodokse e Ukrainës, e cila vepron nën Patriarkanën e Moskës dhe është veçanërisht e fortë në lindje të vendit, kishte pësuar humbje veçanërisht të rënda, shkruan Al Jazeera.
Një kishë katolike, pesë kisha protestante, tre xhami dhe tre sinagoga janë dëmtuar gjithashtu në luftimet e deritanishme.