Teksa sulmet e Rusisë kundër Ukrainës po vazhdojnë, shumë njerëz janë duke u larguar nga shtëpitë e tyre.
Së fundmi CNN, ka raportuar se tashmë Ukraina është rrethuar nga tri anë të ndryshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, është raportuar se Rusia me prezencën e saj në Bjellorusi ka arritur që të marrë tre pozicione për sulm kundër Ukrainës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.