image Rusia do të dërgojë deri në 1 mijë mercenarë në Ukrainë

Botë

Rusia do të dërgojë deri në 1 mijë mercenarë në Ukrainë

news image

Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore paralajmëroi se Moska mund të “bombardojë qytetet në nënshtrim ai ka thënë se Rusia është gati të dërgojë deri në 1000 mercenarë të tjerë në Ukrainë në ditët dhe javët e ardhshme”, përkeqësim ky  që mund të çojë në viktima të konsiderueshme civile.

CNN shkruan se një Zyrtar i lartë i mbrojtjes në fillim të kësaj jave ka thënë se ShBA ka parë tashmë “disa indikacione” se mercenarët rusë mund të jenë të përfshirë në pushtimin e Ukrainës nga Moska “në disa vende”.

Kurse një zyrtar amerikan i ka thënë CNN se Rusia po planifikon të vendosë deri në 1000 mercenarë të tjerë në të ardhmen e afërt.

Tutje ai shtoi se ShBA beson se mercenarët tashmë në Ukrainë kanë “performuar keq kur u përballën me rezistencën më të ashpër se sa pritej nga ukrainasit” dhe se deri në 200 mercenarë të tillë janë vrarë tashmë në luftë që nga fundi i shkurtit.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë presin që Rusia të rrisë ritmin dhe forcën e goditjeve të saj në qendrat kryesore të popullsisë ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin e Kievit.

Të premten një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore ka thënë se Rusia tani duket e përgatitur për të “bombarduar qytetet në nënshtrim”, i cili mund të përfshijë një rritje të konsiderueshme të numrit të viktimave civile.

/Gazeta Sinjali/