Rusia po harxhon vëllime të mëdha të gazit natyror duke e djegur atë pranë kufirit finlandez në një kohë kur ka shkurtuar ndjeshëm dërgesat në Bashkimin Evropian, kanë thënë analistët për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rystad, një konsulencë energjetike me qendër në Norvegji, e përshkroi lëvizjen e Moskës si një katastrofë mjedisore – me rreth 9,000 tonë CO2 të emetuar çdo 24 orë – dhe vlerësoi se sasia e gazit që digjej në atmosferë ishte e barabartë me rreth 0.5 për qind të sasisë së nevojave ditore të BE-së, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Shpërthimi mund të shihet në imazhet satelitore të Portovaya, vendi i një stacioni kompresori për tubacionin e gazit Nord Stream 1 nën Detin Baltik për në Gjermani.
Rusia ka shkurtuar flukset përmes Nord Stream 1 në vetëm 20 për qind të kapacitetit dhe planifikon ta mbyllë atë tërësisht për tre ditë javën e ardhshme, duke përmendur problemet e mirëmbajtjes me turbinat.
BE-ja e akuzon atë për përdorimin e gazit si një armë për të luftuar kundër sanksioneve perëndimore mbi Ukrainën.
Ndezja është një praktikë e zakonshme në prodhimin e naftës dhe gazit, por niveli aktual është jashtëzakonisht i lartë dhe koha është e ndjeshme për shkak të shkurtimeve të furnizimit rus.