image Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore

Botë

Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore

news image

Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) ka njoftuar se atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore për shkak të roleve të vendeve të tyre në luftën në Ukrainë.

Ky ndryshim vjen më pak se 24 orë pasi IPC kishte thënë se do t’i lejonte atletët rusë dhe bjellorusë të garonin në hapjen e Lojërave Paralimpike të premtën, por vetëm si atletë neutralë, me ngjyrat, flamujt dhe simbolet e tjera kombëtare të hequra, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.

IPC mori kritika të menjëherëshme për vendimin e saj fillestar, por shumë shpejt u bë e qartë se shumë atletë do të refuzonin të konkurronin kundër atletëve rusë dhe bjellorusë.

Presidenti i IPC Andrew Parsons, në shpalljen e masave fillestare të mërkurën në një konferencë shtypi në Pekin, simpatizoi hapur popullin ukrainas, por tha se veprimet e tij ishin të kufizuara nga rregullat e organizatës së tij dhe frika nga veprimet ligjore.

“Në 12 orët e fundit, një numër dërrmues anëtarësh kanë qenë në kontakt me ne. Ata na kanë thënë se nëse nuk e rishqyrtojmë vendimin tonë, tani ka gjasa të ketë pasoja të rënda.”, tha Parsons në një deklaratë.

/GazetaSinjali/