image Rusia deklaron marrjen e qytetit Soledar, Ukraina e mohon

Botë

Rusia deklaron marrjen e qytetit Soledar, Ukraina e mohon

news image

Rusia deklaron marrjen nën kontroll të qytetit Soledar pas betejës së gjatë, duke e vlerësuar si “hap” të rëndësishëm për ofenzivën e saj.

Kjo fitore do t’u mundësojë trupave ruse të shkurtojnë rrugët e armatimit për në qytetin Bakhmut, thotë ministria ruse e mbrojtjes.

Kurse, zyrtarët ukrainas thonë se lufta për Soledar ende po vazhdon dhe po akuzon Rusinë për “informacion të zhurmshëm”.

Luftimet rreth qytetit Soledar, ku ndodhet miniera e krypës, ka qenë një ndër më të përgjakshmet e luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha gjatë javës se pothuajse asnjë mur nuk ka mbetur në qytet, duke e përshkruar me skena apoliptike, raporton BBC.

Shefi i stafit të tij, Andriy Yermak, e krahasoi luftimin për Soledar dhe Bakhmut me një ndër betejat më të hidhura të Luftës së Parë Botërore në Verdun.

Kurse, guvernatori regjional Pavlo Kyrylenko tha të enjten se 559 civilë, përfshirë 15 fëmijë kanë mbetur të ngujuar në qytet.

Rëndësia e Soledar-it për ushtrinë ruse kundërshtohet nga analistët ushtarakë, për shkak të madhësisë së saj relativisht të vogël. Por, marrja e Soledar ka të ngjarë të konsiderohet si një fitore në Moskë pas muajsh dështimesh dhe pengesash në luftën 10-mujore të Rusisë.

Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA, tha orë më parë se kishte të ngjarë që forcat ruse të marrin qytetin Soledar, por nuk besonte se më pas do të ishin në gjendje të vazhdonin të rrethonin Bakhmutin.

Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës, tha se Rusia kishte dërguar luftëtarët e saj më të mirë mercenarë dhe njësi të tjera në Soledar. Duke mohuar se Soledar ishte në duart e Rusisë, ai tha: “Ne nuk do të japim më shumë detaje pasi nuk duam të zbulojmë pozicionet taktike të luftëtarëve tanë”.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se luftimet ishin “të nxehta në Soledar gjatë natës”. Luftëtarët ukrainas “po përpiqeshin me guxim të mbanin mbrojtjen”, shtoi ajo, në atë që ishte një fazë e vështirë e luftës.

Presidenti Volodymyr Zelensky përshkroi Soledar-in, Bakhmut-in dhe mbrojtjen më të gjerë të rajonit Donetsk të Ukrainës lindore si çështjen kryesore në fjalimin e tij të natës disa orë më parë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kontrolli i plotë i Soledar-it do të thoshte se jo vetëm do të ndërpriteshin linjat e furnizimit me Bakhmut, por edhe se forcat ukrainase atje do të ndërpriteshin dhe rrethoheshin.

/GazetaSinjali/