image Rusia bllokon dhe censuron mediat e pavarura

Botë

Rusia bllokon dhe censuron mediat e pavarura

news image

Autoritetet ruse bllokojnë mediat e pavarura duke përfshirë Mediazona, thotë grupi i të drejtave dixhitale.

Autoritetet ruse kanë bllokuar disa media të pavarura, duke përfshirë faqen e lajmeve Mediazona, pasi Kremlini kërkon të kontrollojë mbulimin e luftës në Ukrainë, ka thënë një grup i të drejtave, shkruan Al Jazeera.

Rusët kanë bllokuar një sërë mediash dixhitale, duke përfshirë Mediazona, Republic, Snob.ru dhe Agentstvo, tha të dielën grupi i të drejtave dixhitale Roskomsvoboda.

Grupi tha se media e pavarur ishte vënë në shënjestër pas një kërkese nga Prokuroria e Përgjithshme e datës 24 shkurt, ditën kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat të pushtonin Ukrainën.

A screenshot of the homepage of the Mediazona website

Mediazona tha se ishte bllokuar “sepse ne mbulojmë me ndershmëri atë që po ndodh në Ukrainë dhe e quajmë pushtimin një pushtim dhe luftën një luftë”.

Media shtoi se Rusia ditët e fundit ka futur “censurë ushtarake dhe nuk ka mbetur pothuajse asnjë media e pavarur në vend“.

/GazetaSinjali/